Klodian Duro është banori më i ri i Big Brother Albania VIP 3. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare dhe trajneri i disa klubeve ka vendosur të izolohet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, siç kishte raportuar më parë Newsbomb.al dhe Newsport.al.
Lexo edhe: Nga Për’puthen te Big Brother, Fation Kuqari banori më i ri i shtëpisë
Nëse aventura e tij shkon mirë, Duro pritet të qëndrojë mbi 100 ditë. Kujtojmë se Klodian Duro ka qenë së fundmi trajner i Gjilanit,
46-vjeçari gjen në Big Brother dhe Gabriele Mezinin, një ish-futbollist i futur në ditët e parë. Spektakli më i madh televiziv në vend po mban të mbërthyer një pjesë të mirë nga shikuesit shqiptar.
Klodian Duro është banori i tretë që hyri në shtëpinë e Big Brother sonte. Më herët në shtëpinë e Big Brother hynë Dea Vieri dhe Fation Kuqari.
Në natën e parë të spektaklit të BBV hynë në total 18 banorë, ndërsa sot pritet të hyjnë edhe tre të tjerë.
Spektakli i mbrëmjes sot nisi me debate në shtëpinë e BBV mes Eglës dhe Julit, të cilët kanë pasur përplasje për mënyrën se si Juli sillet në shtëpi.