Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro nuk kalon vetting-un, përfundimisht jashtë drejtësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b1e1274ece12107bdcb9c2a5ab7336d5

Trupi gjykues i KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK, sa i përket subjektit të rivlerësimit, Enkeledi Hajro. Kjo e fundit është lënë përfundimisht jashtë drejtësisë, pasi nuk ka kalaur me sukses procesin e vetting-ut.  

Enkeledi Hajro ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1997 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000.

Ajo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Shkodrës, ndërsa në vitin 2003 ka kaluar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në vitet 2006-2008, Hajro ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa në vitet 2008-2011 ka punuar si avokate shteti për çështjet e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Para se të rikthehej në sistemin gjyqësor, Enkeledi Hajro ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit për ministrin e Drejtësisë (2011-2012) dhe ministrin e Brendshëm (2012-2013).

Në vitin 2016, Hajro u zgjodh kryetare e Gjykatës së Tiranës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Enkeledi-Hajro-skeda.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img