Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Ish-kryetari i KQZ-së del kundër mazhorancës: Presidenti s’plotëson kushtet për shkarkim

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetar i KQZ-së Ilirian Celibashin ka qenë i ftuar ditën e sotme në Top Talk, ku ka folur për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ai ka theksuar se Meta me zhdekretimin e datës 30 së zgjedhjeve nuk ka shkelur Kushtetutën dhe rrjedhimisht nuk mund të vijohet me shkarkimin e Presidentit.

‘Dekreti për anulimin e zgjedhjeve qartësisht është në mungesë të kompetencave të Presidentit të Republikës. Por gjithsesi, ky nuk është rasti për të ndërmarrë këtë vendim. Edhe nëse Gjykata Admistrative, apo edhe ajo Kushtetues do ta cilësonte si një shkelje të Kushtetutës aktin e Metës, në gjykimin tim nuk do ta cilësoja si një shkelje të rëndë’.

I pyetur nëse po e interpreton gabim politikisht, apo po e përdor institutionalisht mazhoranca këtë vendim të Presidentit, Celibashi u përgjigj: ‘Në këtë qasje politike të palëve, secili prej tyre përdor mjetet e veta për interesa politike. Mendoj se edhe në pikëpamje të dëshirës për të gjetur një zgjidhje, mund të ishte evituar kjo si iniciativë’.

Më shumë