Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Ish-kryeministri u ngjit pranë kufirit, mediat serbe: Haradinaj ishte i amatosur, video tronditëse po përhapet në Internet!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi ditën e djeshme bjeshkët e bukura të Kosovës, në kufi me Serbinë, ku ishte i veshur i gjithi me të zeza, ku binin në sy syzet dhe kapuçi.

Ndërsa sot media serbe “Alo” i ka kushtuar një artikull me titull: Armatoset Haradinaj, video tronditëse po përhapet në Internet!”.

Në artikull citohet se Haradinaj ka qenë i armatosur, ndërsa është ngjitur bjeshkëve pranë kufirit me vendin fqinj.

Theksojmë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj eci dje për rreth 4 orë afër kufirit me Serbinë. 

“23 qershor 2021. Sot e kemi ecë Shalën prej ku ndahet rruga për Bistricë, prej fillimit të Kosovës, e kaluam Cerajën të gjitha këto maja. Tash ku jemi këtu, kjo pjesë quhet Vaqan, disa vendbanime të vogla, në krah të majtë është është kufri me Serbinë. Kemi bërë një rrugë rreth katër orë, jemi në pjesën më të bukur të Kosovës, në Shalën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në videon e postuar në Facebook.

Më shumë

spot_img
spot_img