Ish kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar presidentin amerikan Donald Trump, pas reagimeve të tij për testimin e një bombe atomike nga Koreja e Veriut.
Me një moshë rreth 600 vjeçare, perimetër 9.4 metër, diametrin e kurorës që përfshin shtrirjen e plotë të degëve 40 metër dhe me lartësi deri në 18 metër, ky rrap është krenaria e banorëve të fshatit Pirraj.
Janë banorët e fshatit ata që i bëjnë apel institucioneve vendore dhe qëndrore dhe kërkojnë të zhvendoset pompa e ujit që shërben për 5 familje, por që po dëmton një monument natyre.
Sipas gojëdhënës që tregojnë banorët, thuhet se një kalorës Arbër i cili po kthehej nga një betejë kundër ushtrisë osmane, u ndal për të pirë ujë tek burimi i Kishës së vjetër dhe sapo shuajti etjen, nguli pranë burimit bastunin dhe ky bastun shtriu rrënjët në terrenin e lagësht duke formuar edhe rrapin gjigand që shohim sot.
Fatkeqësisht rrënojat e mbetura të Kishës janë shkatërruar gjatë regjimit komunist, duke ndërtuar mbi të pompën e madhe dhe depozitate ujit që furnizon me ujë të pijshëm familjet e fshatit Piraj.