Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Ish kryeministri Meksi zbulon dokumentin e rrallë, si u hoq ylli komunist nga flamuri kombëtar

spot_img

Lajme të ngjashëm

e2d7c4cc7d3c7ff9d766c9e5bae12f0c

Ish kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, ka publikuar një dokument të rrallë të vitit 1992, ku tregon edhe procedurën se si u hoq ylli komunist nga flamuri kombëtar.

Ish kryeministri Meksi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar ngjarjen e ndodhur në fillim të vitit 1992 në parlamentin e Shqipërisë, kur u propozua nga vetë ai heqja e yllit komunist si simbol nga flamuri kombëtar.

Meksi shkruan se propozimi u firmos nga 25 deputetë, ku mes tyre firmëtar ishin edhe ish deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të legjislaturës së parë si: Bujar Nepravishta, Fadil Çepele, Sadedin Balla, ish ministri i Jashtëm Alfred Sereqi, Tritan Shehu dhe ish kryetari i parlamentit të asaj kohe Pjetër Arbnori.

Leka.jpg

firmat.jpg

Postimi i plotë:

Me qenë se u përmend këtu si u hoq ylli nga Flamuri Kombètar në fillim të prillit 1992…po e tregoj si dëshmitar i atij akti.

Isha unë që bëra propozimin me gojë nga vendi….nga krahu i majtë i sallës dikush foli që duhet me shkrim propozimi dhe unë shkruajta me nxitim…siç dhe shihet…dhe nxitova t’ia dorëzonja Kryetarit Z. Arbnori…por prapë i njëjti zë tha se duhen 25 firma, u ktheva tek bankat dhe shumë nga deputetët u afruan dhe fimosën e dorëzova dhe u miratua…..

Më shumë

spot_img