Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ish-kryeministri Hoti kritikon ashpër Qeverinë Kurti: Sot, duhet të ishit në Tiranë!

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kryeministri Hoti kritikon ashpër Qeverinë Kurti: Sot, duhet

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i bashkohet zërave publikë në Prishtinë që kanë reaguar ashpër pas mesazheve të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Nga Tirana, ai u shpreh se "shtegu i vetëm" për Kosovën dhe Serbinë është dialogu i lehtësuar nga BE dhe me mbështetjen e SHBA.

Hoti thotë se është paradoksale që vendi më pro amerikan dhe më proevropian në rajon e më gjerë, të ketë marrëdhënie të tensionuara me aleatin e vetë kryesor, pra Amerikën.

"Sot, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin në takime në Tiranë, qoftë edhe si pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken me lidershipin e Shqipërisë", thotë ai. Pas bisedës private që ka pasur me sekretarin amerikan, edhe Edi Rama ka kritikuar fort qëndrimet e Prishtinës zyrtare, të pakonsultuara me aleatët.

Lexo edhe: Biseda private me Blinken, Rama del me thirrje për Qeverinë Kurti: Dëgjoni aleatët që u dhanë lirinë!

Sipas ish-kryeministri, qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e ka marrë mandatin me një marrëveshje aktive të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka çuar vendin në një situatë tepër të vështirë të raporteve diplomatike.

"Është paradoksale që vendi më proamerikan e proevropian në rajon e më gjerë të jetë nën sanksione evropiane dhe me marrëdhënie të tendosura me aleatin kryesor. Vetëm një qeveri e mbrapshtë e merr mandatin qeverisës me një marrëveshje aktive të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe e sjell vendin në këtë situatë.

Sot, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin në takime në Tiranë, qoftë edhe si pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken me lidershipin e Shqipërisë.

Por, fatkeqësisht, duhet të ndëgjojmë sqarimet e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë për të vërtetën e raporteve të ShBA-së me Kosovë, sepse Qeveria e Kosovës është thjeshtë manipuluese e opinionit publik", shkruan Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës.

 Lexo edhe: Mesazhet e Blinken ndezin opozitën në Kosovë: Një shuplakë e rrallë për faj të Kurtit

Diskursi i fortë sot në Tiranë ka bërë që opozita në Kosovë të shënjestrojë menjëherë Albin Kurtin dhe qeverinë që ai drejton, e cila ditët e fundit ka marrë vendimin për të ndaluar përdorimin e dinarit serb, duke mos dëgjuar aleatët amerikanë dhe ata europianë.

Lexo edhe: Konferenca e plotë: Çfarë thanë Blinken e Rama dhe mesazhet diplomatike nga Tirana!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese