Hapësire reklamuese

Bota

Ish-kryeministri holandez dhe gruaja e tij vdesin dorë për dore me euthanasi

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kryeministri holandez dhe gruaja e tij vdesin dorë për dore me

Ish-kryeministri i Holandës Dries van Agt ndërroi jetë sot në moshën 93-vjeçare. Ai dha frymën e fundit dorë për dore njëkohësisht më bashkëshorten e tij, gjithashtu 93 vjeçe.

Çifti kishte vendosur që të ndërronin jetë në të njëjtën ditë me metodën e euthanasisë. Lajmi për vdekjen e tyre u bë publik të premten nga Forumi i të Drejtave, i cili tha se çifti do të varroset të hënën në një ceremoni private në qytetin lindor të Nijmegen.

“Dries van Agt vdiq dorë për dore me gruan e tij të dashur Eugenie van Agt-Krekelberg, me të cilën qëndroi për më shumë se 70 vjet”, thuhet në deklaratë.

Të dy prej disa kohësh ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vitin 2019, Van Agt pësoi një hemorragji në tru ndërsa mbante një fjalim në një ngjarje përkujtimore për palestinezët. Van Agt drejtoi qeverinë holandeze nga viti 1977 deri në vitin 1982.

Kristian demokrati u largua nga partia e tij në vitin 2017, për shkak të dallimeve ideologjike me qasjen e qendrës së djathtë ndaj Izraelit dhe palestinezëve. Kryeministri holandez Mark Rutte, e cilësoi Van Agt si “stër-stërgjyshin e tij në detyrë”.

“Me gjuhën unike, bindjet e tij të qarta dhe prezantimin e mrekullueshëm, Dries van Agt i dha ngjyrë dhe substancë politikës holandeze në një kohë polarizimi dhe rinovimi partiak”, tha Rutte në një deklaratë.

Lexo edhe:Vdekjet me Euthanasia në Zvicër u rritën me 11% në vitin e kaluar, më së shumti gra

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese