Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Ish-kryeministri britanik TONY BLAIR ‘shuplakë’ QEVERISË DHE EVROPËS: Qeveria s’di ç’bën, duhet të përgatitemi për REFERENDUM të dytë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri britanik Tony Blair tha sot në BBC radio se UK dhe BE duhet të përgatiten për një referendum të dytë, sepse parlamenti nuk duket se mund të arrijë në një marrëveshje Brexit.

 

“Ne njohim opsionet e Brecit. Parlamenti duhet të vendosë për një prej tyre. Nëse parlamenti nuk mundet, atëherë duhet të vendoset që të kthehet tek njerëzit” tha Blair.

Sot paradite ndërsa po flet në British Academy Blair tha: Fati është në duart tona. Mendoni se çfarë është e duhura. Mendoni se pse jemi në politikë. Mendoni se cfarë është e nevojshme të bëjme dhe më pas e bëni”.

Sipas ish-kryeministrit, 30 muajt e fundit është bërë e qartë se “45 vitet e anëtarësimit britanik në BE na kanë ndërthurur me Evropën në mënyra që na bëjnë të çarmatosemi, mënyra të pakuptimta dhe komplekse”.

“Situata jonë aktuale është unike në politikën modern britanike. Qeveria nuk është nën kontroll, nuk ka një axhendë, nuk është në aktivitet dhe sigurisht nuk ka rezultate. Ajo që është më e çuditshmja është se ata nuk po e vendosin veten për të marrë kontrollin” akuzoi Tony Blair qeverinë e drejtuar nga Theresa May.

Por edhe Evropa sipas tij, ka një shkallë krize nga Brexit. “Gjithkush që beson se ata janë të deturuar të lehtësojnë diçka për të cilën të gjithë po ashtu mendojnë se është një ide e keqe për Evropën dhe Britaninë. Ta themi troç: vendi është në krizë. Dhe ne po vuajmë. Qeveria është e shqetësuar për Brexit dhe përjashton çdo gjë tjetër aq më tepër kur kërkohet vëmendje urgjente. Kombi është ndarë” thotë Tony Blair.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img