Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-kryeministri austriak fajtor për emërimet politike, Malaj: Në Shqipëri bëjnë qoka

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kryeministri austriak fajtor për emërimet politike, Malaj: Në

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka reaguar për lajmin e raportuar nga mediat ndërkombëtare, se ish-kancelari (ish-kryeministri) i Austrisë, Sebastian Kurz, është dënuar me tetë muaj me kusht pasi u shpall fajtor për dëshmi të rreme nga një gjykatë e Vjenës. Ai u gjet se kishte ndikuar në emërime politike gjatë fushatës zgjedhore.

"Ky rast ben dallimin midis demokracise funksionale dhe  sistemeve autokratike. Ben dallimin midis kultures ligjore  kunder pa ndershkueshmerise dhe pervojave te vendeve Ballkanike ku pa ndershkueshmeria vazhdon dhe ushqen korrupsionin dhe kapjen e shtetit, aq sa te gjithe shpresojne vetem tek strukturat si SPAK", shkruan ai.

Më tej, Arben Malaj thotë se në Shqipëri emërimet në bordet e institucioneve të pavarura dhe kompanitë publike bëhen për qoka personale.

"Emerimet ne bordet e institucioneve te pavarura  dhe te  agjensive dhe kompanive publike,  ne vendin tone pergjithsishte jane  shfrytezuar dhe shfrytezohet per qoka personale pa asnje parim perzgjedhes dhe pa asnje pergjegjesi morale dhe ligjore per keq perdorimin e mandatit politik", vijon ish-ministri socialist.

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është dënuar me tetë muaj me kusht pasi u shpall fajtor për dëshmi të rreme nga një gjykatë e Vjenës. Gjyqi ka zgjatur katër muaj dhe Kurz kishte mohuar se kishte ndikim mbi emërimin e drejtuesve të kompanisë shtetërore OBAG kur ai ishte kancelar.

Ato ishin zyrtarisht përgjegjësi e ministrit të tij të financave, por në dëshminë e tij në një komision hetimor parlamentar u faktua se ai ishte "i përfshirë në kuptimin e të informuarit", por nuk luajti një rol aktiv në emërime.

Gjykata, megjithatë, ra dakord me prokurorët se Sebastian Kurz ishte në fakt vendimmarrësi përfundimtar dhe paraqiti prova, duke përfshirë mesazhe me tekst dhe dëshmi nga ish-besniku i tij Thomas Schmid, kreu i parë i OBAG, i cili u bë dëshmitar shtetëror.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese