Hapësire reklamuese

Rajoni

Ish-kryeministres së Serbisë i besohet posti i ri, merr miratimin e 153 deputetëve

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kryeministres së Serbisë i besohet posti i ri, merr miratimin e

Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Brnabiç, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Serbisë. Brnabiç u zgjodh këtë të mërkurë nga Kuvendi i Serbisë me 153 vota pro dhe me pesë kundër.

Ana Brnabiç u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend.

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit në një postim në rrjetet sociale u shpreh se  se zgjedhja e saj në një post të ri është nder, privilegj dhe obligim i madh për të që të vazhdojë të punojë për mirëqenien e Serbisë dhe qytetarëve të saj.

“I jam mirënjohës deputetëve të popullit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë. Për mua kjo pozitë është një nder, privilegj dhe obligim i madh që, si më parë, të vazhdoj të punoj për mirëqenien, zhvillimin dhe stabilitetin e Serbisë dhe të gjithë qytetarëve të saj. Rroftë Serbia!”, shkruan Brnabiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi ditë më parë se se Ana Brnabiç nuk do të jetë më Kryeministre.

"Ana Brnabiç është surpriza më pozitive për mua. Ajo ka ecur më shumë nga të gjithë, ka luftuar shumë dhe me guxim", tha Vuçiç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese