Alexis Tsipras, ish-kryeministër i Greqisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut janë takuar sot në Strumicë. "Koha.mk" raporton se Tsipras ka mbërritur këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut me ftesë të Zaev.
Në kohën të dy kryeministrat ishin në pushtet, Maqedonia e Veriut nënshkroi një nga marrëveshjet e saj më të rëndësishme me Greqinë, e cila i hapi rrugën drejt BE.
E ashtuquajtura "Marrëveshja e Prespës" ishte ndër më të rëndësishmet për dy vendet sepse zgjidhi mosmarrëveshjet për emrin e Maqedonisë së Veriut, që kishin zgjatur në dekada. Që atëherë të dy kryeministrat, tashmë jashtë detyre, kanë mbajtur raporte miqësore.
Alexis Tsipras po qëndron në rezidencën e ish-kryeministrit Zaev, në Strumicë.