Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu nën hetim nga SPAK, verifikohen dy dosje për korrupsion dhe shpërdorim detyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

3900209cc0fd36ffb9d1e3e1d51002c4

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur verifikimet për ish-kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu, për dy dosje të mbërritura pranë tyre.

Mësohet se dy prokurorët Klodian Braho dhe Sotir Kllapi po verifikojnë dy dosje që kanë mbërritur në SPAK për Xhelal Mziun, njëra që lidhet me një aferë korrupsioni dhe tjetra me shpërdorimin e detyrës.

Në dosjen e parë Mziu dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, duke i pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi dhe duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë së Kamzës. Pra, këto subjekte nuk kanë dhënë apartamente për personat që do strehoheshin në këto banesa sociale.

Në këtë kallëzim për ish-kryebashkiakun Mziu, thuhet se dëmi fillestar për këtë “neglizhencë” ndaj Bashkisë Kamëz është 22 milionë lekë të reja.

Dosja tjetër ndaj Xhelal Mziut lidhet me linjat e transportit të udhëtarëve dhe lincesimin e tyre në territorin që mbulon Bashkia e Kamzës. Në këtë dosje nuk ka pasur asnjë kontratë dhe dokumenta përkatëse të autoritetit të licensimit të linjave të transportit.

Më shumë

spot_img