Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Ish-krahu i djathtë i Fatos Nanos: XHAFAJN e njoh prej 40 vitesh, HAKMARRJEN do ua serviri të ftohtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me dorëheqjen, a e humbi Xhafa simiten?

Në një fshat në jug të shqiperise jetonte një furrxhi me emrin Xhaferr. Ai piqte simite të ngrohta dhe të shijshme dhe ia shiste banorëve që kalonin aty pari. Erdhi një kohë që simitet e tij kërkoheshin aq shume saqë fitoi emer e reputacion në të gjithe zonën perreth. Një ditë

i vjen më plaku i fshatit dhe i porosit një simite.

-Do ta marr më vonë – i thotë ai- Ma ruaj pak . Dhe Xhaferri e le mënjanë një simite për të.

Më vonë dynden njerezit e sapo ardhur nga punet e tyre dhe duan të blejnë simite.

Në pune e sipër, nga rradha e gjatë e blerësve, Xhaferri harron që ka lënë një simite mënjane për plakun e fshatit dhe e ngatërron me të tjerat. Kur vjen plaku ta marre simiten, Ai bëhet tym që e ka ngatërruar dhe nis e kërkon atē midis te tjerave. Bën rrëmujë gjithë furrën, kur fare mire mund ti jepte plakut çdo simite qe ti zinte dora. I shkreti, nga puna e madhe që kishte e kishte humbur fare dhe gjithë fshati domosdo e mbante avaz dhe e përsëriste shpesh ndodhinë e Xhaferrit me simiten aq sa ka mbetur deri në ditët e sotme :

Mos e humb si xhaferri simiten!

Kjo ishte rrefenja.

Po Xhafa, ish Ministri yne i Brëndshem e ka humbur “simiten” ?

Unë them: Jo!

Them jo, se kam nja 40 vjet që njihem me Fatmirin në punë të përbashkët nga koha e rinisë. Fatmir Xhafa e mban mënd çdo “simite” që ka pjekur dhe… që ka djegur. Vetëm duroni.

Ai i servir të ftohta. Ashtu siç serviret hakmarja.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img