Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ish-konsulli në Stamboll: Erdogan u strehua nga një familje shqiptare pas lirimit nga burgu, në vitin 1998

Shkruar nga Newsbomb
Ish-konsulli në Stamboll: Erdogan u strehua nga një familje shqiptare

Ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll, Ermal Kaleci është shprehur se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka jetuar në Tetovë të Maqedonisë, i strehuar tek shqiptarët.

I ftuar në “Opinion”, Kaleci ka thënë se Erdogan është strehuar te një familje shqiptari pas lirimit të tij nga burgu. Sipas tij, presidenti turk ka jetuar në Maqedoni për disa muaj në vitin 1999 dhe sot një nga këshilltarët e tij është nip i personit që e ka strehuar.

Blendi Fevziu: Ç’bënte në Tetovë Erdogani?

Redi Shehu: Nuk e di, po e dëgjoj për herë të parë po…

Ermal Kaleci: Ka pasur një mik shqiptar.

Blendi Fevziu: Jetoi disa muaj apo më gjatë?

Ermal Kaleci: Jetoi disa muaj, ku dhe sot një ndër këshilltarët e tij është nipi  i personit që e ka strehuar

Blendi Fevziu: U largua nga Turqia për t’u mbrojtur dhe gjeti strehim në Tetovë, tek një familje shqiptare

Rexhep Taip Erdogan u dënua me 10 muaj burg në vitin 1998 për nxitje të urrejtjes fetare, kur ai recitoi një poezi e cila thuhej se krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri. Ai kreu vetëm 4 muaj të dënimit të tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll