Anthony D. Weiner ish kongresmeni demokrat pritet të dënohet për dërgimin e mesazheve me përbajtje seksuale te një vajzë minorene.
Gruaja e Weiner, Huma Abedin, ka qenë kreu i fushatës elektorale të kandidates Hillary Clinton në 2016-ën.
Ai u tërhoq nga politika pas skandalit me fotot nudo të tijat, të cilat ia kishte dërguar në celular një vajze të mitur.
Skandali u zbulua pasi FBI nisi hetimin ndaj Hillary Clinton përpara zgjedhjeve, e-mailet e së cilës u gjetën në lap top-in e Weiner.
Persona që nuk kanë pranuar të identifikohen thanë se Weiner do shpallet fajtor nga Gjykata Federale në Manhattan, dhe rrezikon të dënohet me burg.