Hapësire reklamuese

Rajoni

Ish-komandant i UÇK-së, Salih Mustafa dënohet me 22 vite burg

Shkruar nga Newsbomb
Ish-komandant i UÇK-së, Salih Mustafa dënohet me 22 vite burg

Apeli në Gjykatën Speciale ka dënuar me 22 vite burg ish-komandatin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Trupa gjykuese e Apelit e ka dënuar me 4 vite më pak nga dënimi i shkallës së parë, të cilët në dhjetor të vitit të kaluar i caktuan 26 vite burg.

Ndërkohë, kryetarja e trupit gjykues tha se Mustafa në disa prej pikave të apelit të tij nuk arriti t’i mbështeste argumentet e tij me jurisprudencën përkatëse.

 “Paneli i Apelit gjykon se një dënim i njësuar me 22 vite burg, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të z. Mustafa në këtë çështje”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Duke folur fillimisht për “mangësi” në apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë nga Mustafa, kryegjykatësja tha se “në raste të tjera paneli i Apelit disa argumente i ka rrëzuar pa e shqyrtuar thelbin e tyre”.

Më 16 dhjetor 2022 Gjykata Speciale shpalli fajtor dhe dënoi me 26 vite burg ish-pjestarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën. Ai u shpall fajtor për veprat, vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrat.

Aso kohe lidhur me këtë vendim të Gjykatës Speciale reagoi edhe kryeministri Albin Kurti. Kreu i qeverisë së Kosovës tha se Mustafa ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për ta çliruar vendin e vet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese