Hapësire reklamuese

Politikë

“Ish-klubi Partizani”, Hoxha: SPAK nisi hetimet pas emailit me 637 mijë euro

Shkruar nga Newsbomb
“Ish-klubi Partizani”, Hoxha: SPAK nisi hetimet pas emailit me 637

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se rinisja e hetimeve nga SPAK për privatizimin e ish-klubit Partizani erdhi pas gjetjes së një emaili.

Duke folur në “Opinion”, Hoxha tha se në një kompjutri noterie të sekuestruar nga SPAK ku sipas tij kanë gjetur një email të datës 1 qershor 2002 në të cilin ndërtuesi Fatmir Bektashi kishte njoftuar zyrën material se kishte tërhequr 637 mijë euro nga llogaria, nga të cilat 547 mijë ja ka dhënë në dorë Jamarbër Malltezit dhe 90 mijë të tjera për konsulencë.

“Kjo histori ka qenë në SPAK nga 2020 si histori. Kush e vuri në lëvizje? E vuri një sekuestrim i një kompjuteri në një zyrë noterie. Është sekuestruar një kompjuter. Në atë kompjuter SPAK ka gjetur një email i 1 Qershor 2022.

Fatmir Bektashi njofton zyrën noteriale dhe i thoshte kam tërhequr nga llogaria 637 mijë Euro nga të cilat 547 mijë cash ja ka çuar Jamarbër Malltezit dhe 90 mijë të tjera ja ka dhënë për konsulencë. Dhe këtu nis SPAK-u dhe fillon veprimet. SPAK më shumë më duket se më tepër ka dashur të kryejë hetim pasuror. Prandaj që në momentin e parë shkuan të sekuestronin prona”, deklaroi Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese