Hapësire reklamuese

Bota

Ish-këshilltari i Sigurisë, John Bolton: Amerika mund të vrasë Vladimir Putin, nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Ish-këshilltari i Sigurisë, John Bolton: Amerika mund të

Shtetet e Bashkuara mund të vrasin Vladimir Putin nëse Rusia përdor armë bërthamore në konfliktin e saj me Ukrainën, ka pohuar ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste me Andreë Marr në radio stacionin britanik LBC News.

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara tha se lideri rus duhet të kuptojë se "kjo nuk do të ndodhë domosdoshmërisht të nesërmen, por se ai do të mbahet përgjegjës". Bolton është një republikan që shërbeu nën presidencën e Donald Trump.

Andreë Marr pyeti nëse Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për të vrarë presidentin aktual rus, ndërsa Bolton u përgjigj “Nuk jam dakord që nuk mund ta kapim dhe mendoj se ai e di këtë. Ju mund të pyesni Qasem Soleimani në Iran se çfarë ndodh kur ne vendosim se dikush është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara."

Deklarata e fortë erdhi pasi udhëheqësit e vendeve të G7-ës paralajmëruan se çdo përdorim i armëve kimike, biologjike ose bërthamore në Ukrainë do të përballet me pasoja të rënda.

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të fuqishme të globit mbajtën një takim virtual sot, të cilit iu bashkua presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, një ditë pasi një numër i madh raketash u lëshuan në qytetet ukrainase, përfshirë dhe kryeqytetin Kiev.

Sondazh

Poll