Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ish-këshilltari i Mbretit: Princ Lekës i gjetëm nuse vajzën e Ibrahim Rugovës! Problemet me Elian prej kohësh

Shkruar nga Newsbomb
Ish-këshilltari i Mbretit: Princ Lekës i gjetëm nuse vajzën

Murat Basha, një ndër njerëzit me besnik të Mbretit Leka Zogu I dhe ish-këshilltar i tij, është shprehur këtë të enjte se Princ Leka Zogu ishte menduar të martohej me vajzën e presidentit Ibrahim Rugova, pro në kohën që Familja Mbretërore mendonte për këtë martesë, ai ka prezantuar Elian.

Në respekt të dashurisë dhe ndjenjave të tij, Basha është shprehur se Familja Mbretërore është tërhequr menjëherë nga ideja e martesës dhe Princ Leka Zogu II vazhdoi njohjen e më pas martesën me aktoren Elia Zaharia.

"Ideja ishte për vajzën e Ibrahim Rugovës. Por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka kishte një marrëdhënie. Në momentin që kjo marrëdhënie u shpërfaq, u tërhoq ideja dhe unë e kam përgëzuar në atë kohë Princ Lekën, se ai ndoqi zemrën, ndoqi dashurinë e tij", është shprehur ai.

Më tej, Ish-këshilltari i Mbretit Leka Zogu I ka treguar se problemet në Familjen Mbretërore kanë nisur prej kohësh dhe romanca e re e Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi ka qenë ngjarja e fundit që "derdhi kupën".

"Problemet mes tyre kishin kohë që kishin nisur, ajo vajza (e dashura e Princ Lekës) ka qenë gjëja e fundit fare. Sapo vendosën për divorcin ai është larguar nga Pallati Mbretëror, duke lënë të jetojë aty Elia dhe vajza e tij.

Unë me Princ Lekën kam mbi tetë vite që nuk jemi takuar, deri para se të martohej në disa evenimente, përshëndetjen kortezie. Kam refuzuar të shkoj në dasmë e tyre, për arsye që nuk dua t’i them. Nuk do flas kurrë për atë gjë. Nëse do të ruaja marrëdhënie të afërta do t’i druhesha kësaj që ndodhi sot. Prania ime ishte e papëlqyer aty”, tha Murat Basha në emisionin "Top Story".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese