Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Ish-këshilltari i Bashës tregohet i prerë: Po harxhon energji me kauza të humbura, ndërsa Rama më i fortë se kurrë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Neritan Sejamini, ish-këshilltar në PD i Berishës, por dhe i vetë Lulzim Bashës, është treguar i prerë sonte në “Open”, teksa fliste për zgjedhjet e 25 prillit, opozitën, maxhorancën dhe aktualitetin politik në tërësi.

Ai tha se sot Rama ka të gjitha pushtetet në dorë, dhe pas këtij konfirmimi në 25 prill, është më i fortë se kurrë.

Për Bashën dhe gjithë opozitën u shpreh se po shkon çdo ditë në kauza të humbura dhe po harxhon energji.

Neritan Sejamini: Opozita e ka humbur besueshmërinë, populli nuk e beson nuk di se si kjo opozitë do e çoj në fitore. Nuk ka shpresë. Rama është makineri politike dhe bën llogaritë se si do marrë zgjedhjet e tjera, ndërsa opozita gjithmonë humbet energji, me kauza me gjëra, sot ka filluar një kauzë, është një kauzë e humbur. Zgjedhjet nuk kthehen. Vota është ndikuar nga pushteti, por nuk është kaq e thjeshtë. Zgjedhjet nuk do anulohen. Rezultati është përfundimtar. Opozita do jetë PD-LSI. Kaq. Ka më shumë përçarje tani në PD dhe në opozitën në tërësi se sa më parë. Rama me konfirmimin e tij është më i fortë, ndërsa opozita është më e dobët seç ka qenë. Ai ka të gjitha pushtetet në kontroll, po përgatitet për zgjedhjet lokale të 2023 dhe për zgjedhjet e përgjithshme 2025.

Më shumë

spot_img
spot_img