Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ish-këshilltari i Bashës që u bë zv.ministër i Ramës kundër planit ekonomik të PD-së: Do ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit e pandemisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

566a7143ead8a25b1a229d61cfa6f61a

Besart Kadia, ish-këshilltari i Lulzim Bashës, tashmë zv.ministër i Financave në qeverinë Rama, ka folur për planin ekonomik që u prezantua ditën e sotme nga Partia Demokratike.

Sipas tij, ky program ekonomik do të ishte fatkeqësia e tretë për Shqipërinë pas tërmetit dhe pandemisë, pasi premtimet e Lulzim Bashës nuk janë të realizueshme, por krijojnë një defiçit të madh në buxhetin e shtetit.

“Programi i PD me kujton shprehjen me ne fitojnë te gjithë. Ne kaluam një tërmet, pandeminë, që duam apo jo ka pasoja ekonomike dhe duhet te mendohet si të kalohet kjo vështirësi dhe më pas të rimëkëmbemi. Kryesore është rimëkëmbja dhe në këtë rast ne jemi të shkëputur nga realiteti dhe sfidat që ka ekonomia shqiptare. Ulja e sigurimeve shoqërore e çon deficitin në 186 mln euro. Kjo në vetvete do alarmonte FMN dhe Bankën Botërore. Rritja e pensioneve me 5 % në vit është shumë e mirë, por duhet të thuash skemën e madhe të financimit të tyre. Dhe kjo është 48 mln euro më shumë. Ose do mendosh që do mbushësh thesin ose ta mbajnë sa është. Por jo ta shpojmë atë, pasi shpenzimet janë marramendëse dhe të parealizueshme. Do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë nëse realizohet ky program ekonomik. Ka kontradikta ideologjike dhe financiare. Vetëm me ushqimin e bebeve shkon në 88 mln euro në vit, e gjithë qasja është një politikë e një shteti shumë të pasur që sot mendon për politika sociale, në ideologji në praktikë është i parealizueshëm. Situata ekonomike është e vështirë, por me këto pretendime të parealizueshme është si ta marrësh më qafë ekonominë”, tha Kadia.

Kujtojmë se ditën e sotme Partia Demokratike prezantoi programin ekonomik me 16 pika, mes të cilave ishte paga minimale 360 mijë lekë, rritja e pensioneve 5% në vit, ulja e tarifës së karburanteve dhe bonusi i bebeve me 30 mijë lekë në muaj për 5 vite.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img