Hapësire reklamuese

Bota

Ish-këshilltari ekonomik i Putinit: Një embargo e plotë ndaj naftës dhe gazit rus i jep fund luftës

Shkruar nga Newsbomb
Ish-këshilltari ekonomik i Putinit: Një embargo e plotë ndaj

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një embargo të plotë ndaj importeve ruse të naftës dhe gazit ndërsa vendet anëtare kanë nisur të konkretizojnë kontratat me shtete të tjera, duke shtuar kështu presionin ndaj Moskës.

Ish-këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Putin, Andrei Illarionov shprehet se një embargo ndaj energjisë ruse nga vendet perëndimore mund t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Rusia nuk i mori seriozisht kërcënimet e vendeve të tjera për të reduktuar përdorimin e tyre të energjisë. Por ky është një nga instrumentet shumë efektive që ende zotërohen nga vendet perëndimore. Nëse vendoset embargo e plotë ndaj energjisë ruse, operacionet ushtarake në Ukrainë, do të ndërpriteshin brenda dy muajve”, u shpreh ai.

Bashkimi Evropian importon rreth 40% të gazit dhe 27% të naftës nga Rusia, duke paguar rreth një miliard euro çdo ditë për furnizimet e energjisë.

“Ambiciet territoriale të presidentit Putin, ambiciet e tij perandorake, janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër, duke përfshirë jetesën e popullsisë ruse dhe situatën financiare në vend…madje edhe gjendjen financiare të qeverisë së tij”, tha ai.

Ish-këshilltari i Presidentit Putin, Andrei Illarionov, shprehet se ndryshimi i regjimit politik në Rusi, do të kërkojë kohë por është i pashmangshëm pasi nën drejtimin e Vladimir Putin, nuk ka asnjë shans që vend të integrohet përsëri në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në ekonominë botërore.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.