Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-efektivja e burgjeve jep dëshminë: S’kisha dijeni për armët, isha vëzhguese

Shkruar nga Newsbomb

Pesë të rinj, mes tyre edhe një ish-efektive e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, ditën e djeshme ranë në prangat e bluve të Tiranës. Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika 18 vjeç, Denis Hasaj 18 vjeç, Denisa Halilaj 22 vjeçe, Mirjan Hasaj 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe, u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Repishti”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas trafikonin armë nga Shkodra drejt Tiranës.

Burime për mediat kanë zbardhur dhe dëshminë e ish-efektives së Burgjeve e cila ka pranuar rolin e saj si vëzhguese në këtë grup kriminal.

Para hetuesve 22-vjeçarja ka mohur që të ketë pasur dijeni se në makinën e dytë BMW pas pasur armë.  Sipas dëshmisë së dhënë nga ajo grup i i djemve, të cilët po ashtu ndodhen në pranga, i kishin thënë se do të shkonin në Tiranë për të shoqëruar disa persona, mirëpo në asnjë moment nuk i kishin përmendur se do të shisnin arsenal armësh.

“Kam shoqeruar një makinë nuk e dija se çfarë transportonte. BMW thanë që do të shkonin në Tiranë por jo që do të shiteshin armë”, mësohet të ketë thënë e reja.

Ndërkohë, 4 të rintjë e tjerë, nuk kanë pranuar që të dëshmojnë duke mos treguar asnjë detaj lidhur me shitjen e armëve.

Pesë të rinjtë u arrestuan nga Policia e Tiranës në Rrugën e Rinasit nën akuzën e trafikut të armëve. Në një prej automjeteve me të cilat ata qarkullonin efektivët gjetën dhe sekuestruan 9 armë zjarri  (4 kallashnikovë, 5 pushkë) si dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit të kryer në automjetin tip “ BMW” i cili drejtohej nga 26-vjeçari Mirjan Hasan, u gjetën armët tip kallashnikov e pushkë si dhe krehra, municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE: Trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës, arrestohen 5 persona

Siç raportuam më herët në momentin e arrestimit këta shtetas ishin duke lëvizur me dy mjete. Në njërin prej mjeteve ndodheshin dy persona të cilët kishin rol kqyrjen e rrugës dhe lëvizjeve të patrullave të Policisë, ndërsa në mjetin tjetër, në atë “BMW”, ndodheshin tre persona, në bagazhin e të cilës u gjetën dhe 9 armët. Ndërkohë, newsbomb.al më herët bëri me dije se prej gushtit të 2023, Denisa Halilaj, është larguar nga shërbimi për shkak se ka braktisur detyrën.

Armet e sekuestruara Armet e sekuestruara

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese