Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë firmosur një sërë emërimesh. Një prej tyre ka qenë edhe emërimi i Ana Kapaj në postin e zv.ministres së Arsimit dhe Sportit.
"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, V E N D O S I: Znj. Ana Kapaj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", konfirmohet në vendim.
Më herët, Ana Kapaj ka qenë në krye të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, organi i cili kryen vettingun e punonjësve të Policisë dhe Gardës.
Ne foto: Ana Kapaj
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ana Kapaj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA