Tirana
heavy intensity rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
2.1kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Ish-drejtuesi i Policisë: Përderisa nuk kemi kufomë, mund të besojmë se Ervis Martinaj është gjallë

Lajme të ngjashëm

Ish-drejtuesi i policisë Fatjon Softa ka folur lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt si dhe për kontrollin e policisë në familjen e tij. Sipas tij, për sa kohë nuk ka një kufomë, versioni se Martinaj është gjallë është më i besueshëm.

Ish-drejtuesi i thotë se provat e gjetura në familjen e Martinajt mund të çojnë në gjurmët e tij ose mund të zbulojnë krime të tjera.

“Për aq sa kohë që nuk ka kufomë fakti që mund të jetë gjallë është më e mundur. Nga kontrolli në banesë janë gjetur armë e maska. Ai është një person që nuk është njeri i zakonshëm, ai ka patur mbështetje, financa, ka patur informacione dhe brenda strukturave të policisë.

Kontrolli në banesë është bërë për të, pasi mundësia e fshehjes së tij është më e mundshme, por dhe për të gjetur prova të reja dhe këto mund të çojnë të gjurmët e tij, por dhe për zbardhjen e krimeve të tjera”, është shprehur Fatjon Softa.


Më shumë