Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish drejtuesi i lartë i POLICISË emigruar në SHBA: Gledis NANO nuk shkëlqeu, por nuk është vetëm faji i tij (ANALIZA)

Shkruar nga Newsbomb
Ish drejtuesi i lartë i POLICISË emigruar në SHBA: Gledis NANO

Helidon Veizi, drejtues i lartë i policisë së Shtetit, larguar përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse në Shqipëri mori detyra të larta, ka reaguar së fundi për shkarkimin nga detyra të Drejtuesit të Parë Gledis Nano.

Veizi, që detyrën e fundit e kishte në vitin 2012 kur u emërua Zv.drejtor i Qarkut të Vlorës (dhe mandej zgjodhi të largohet nga vendi) analizon në rrjetet sociale se policia e shtetit trajtohet pa dinjitet nga politika, dhe nëse drejtuesit e policisë, nuk do të lejohen të bëjnë punën për të cilën janë shkolluar dhe trajnuar, nuk mund të ketë asnjëherë një polici të aftë e funksionale.

Sipas Helidon Veizit, Gledis Nano nuk arriti që të konsolidonte e vinte në eficensë strukturat e policisë në një kohë të shkurtër, por sipas tij, kjo kërkon një analizë të thellë të shkaqeve dhe faktorëve dhe që vijnë si rezultat i “pseudoreformave”.

Shkruan Helidon Veizi

Shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga mënyra se si u veprua, mbart shumë hije ose më shqip, mban erë të keqe…!

Ky lloj shkarkimi nga detyra nuk dëmton Drejtorin e Përgjithshëm si emër i përveçēm por dëmton , cënon rëndë e zhvlerëson autoritetin e këtij institucioni ligjzbatues që tashmē duhet të ishte i konsoliduar e i varur vetëm nga ligji .

Ministri që ka propozuar shkarkimin me motivacionin “ mospërmbshje objektivash “ do të ishte mirë të bënte analizë, të përmbushjes së objektivave edhe nga ana e tij, pasi ka shumë më tepër kohë në atë detyrë e nëse Drejtori nuk ka përmbushur objektivat afatshkurtra, ai vetë nuk ka përmbushur objektivat afat shkurtra -afat mesme e afat gjata (flas për ato ligjore!).

Kjo mënyrë e trajtimit të Policisë e funksionarëve  të saj nga politika tregon se kjo nuk mund të quhet Polici e Shtetit por Polici e Keqtrajtuar e Pushtetit, ku pushteti sillet në mënyrë arrogante, pa përfillur norma, ligje e standarte kur atyre ju prishen interesat..

Vërtet që Drejtori i Pergjithshëm për këtë periudhë relativisht të shkurtër në detyrë nuk arriti të konsolidonte, vinte në efiçencë strukturat e të mposhtte krimin me rrezultate të dukshme por kjo kërkon një analizë të thellë të të gjithë shkaqeve e faktorëve që për mendimin tim janë të shtrira në kohë , vijnë si rrezultat i pseudoreformave, nepotizmave në emerime, politizimit të strukturave inkriminimit të tyre e faktorëve të tjetrë , gjëra këto që duan kohë, punë, strategji e njerëz të ndershëm e profesionistë për ti realizuar.

Unë mendoj se asnjë emër i përveçëm në krye të Policisë sado profesionist, me pervojë e i përkushtuar, nuk mund të ketë sukses për sa kohë nuk do të lihet ta bëj punën e tij ashtu siç duhet dhe jo ashtu siç ja kërkojnë..!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll