Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-drejtori i turizmit AKUZON kapitenerinë e PORTIT: Ti nuk ndryshon nga Mihali i Qeparoit, si e kërcënove me burg kapitenin e anijes së huaj (U PERZU NGA PORTI JAHTI LUKSOZ)

Shkruar nga Newsbomb
Malteze Falcone, jahti qe u perzu dje nga Porti i Durresit dhe nuk u lejua te furnizohej me nafte

Një jaht luksoz “Malteze Falcone”, që mbërriti dje në Portin e Durrësit, nuk u lejua të ankorohej në port për shërbimet bazë të karburantit, edhe pse më parë kishte marrë leje dhe kishte lajmëruar autoritetet, raporton newsbomb.al.

Por me të mbërritur në port, e përzunë, duke argumentuar se ka një urdhër për të mos lejuar asnjë jaht në port, përvec anijeve tregtare.

Gjithë kjo histori është shoqëruar me debate të ashpra nga dy palët, personeli i jahtit që doli në det të hapur dhe autoriteteve të portit.

Por, pa rezultat. E megjithkëtë, i ashpër është reagimi i ish-drejtorit të agjencisë së mbrojtjes së bregdetit Auron Tare, që e ndjek me vëmendje historinë e turistëve në Shqipëri.

Tare thotë se veprimi që ka ndodhur në Portin e Durrësit është skandaloz, nuk ka asnjë lidhje me mënyrën sesi duhet të reagojnë autoritetet, duke i krahasuar drejtuesit e portit, me Mihalin nga Qeparoi, që vitin e kaluar u bë persozhi më i urryer ndër shqiptarë, pasi përzuri me hu dhe me dru disa turistë spanjollë nga restoranti i vet, raporton newsbomb.al.

Shkruan Auron Tare:

Mihali i Qeparoi u bë i famshëm se në restorantin e tij tentoi të rrihte nja dy shqiptarë dhe tre spanjolle se nuk i paguan peshqit e skuqur. U tund vendi nga ky turp i Mihalit. Ministri i Turizmit me lule në dorë kërkoi falje në cdo television për këtë turp që ju bë turizmit shqiptar. U bë si u bë dhe skandali i Mihalit u mbyll me pak PR dhe shume debate. Por fundi i fundit Mihali ishte një person privat i cili në një farë mënyre me aktin e dhunshem tregoi se sa problematik është turizmi tek ne.

Asgjë më shumë.

Nderkohë, dje ca “Mihalë” të tjerë me uniforme shtetërore turpërojne jo veten e tyre, por shtetin që i ka vendosur ta përfaqësojnë.

Rasti i nje prej anijeve më të famshme në botë “Malteze Falcone” e cila erdhi në Portin e Durrësit për të bërë furnizime në këtë kohë të mbrapshtë, tregon fytyren e “Mihalëve” të Institucioneve tona. Anija e famshme e cila kërkoi leje sipas rregullave për t’u futur në Port për t’u furnizuar për arsye të situatës që dihet, nuk u furnizua dot ditën që erdhi. Dhe sipas rregullit kërkoi leje për të qëndruar fund- javën në Port deri të henën që hapen përseri zyrat e shtetit shqiptar.

Autoriteti Portual sipas rregullit i dha leje por “Mihali i Kapitenerise Shqiptare” në këtë rast Paulin Ndreu me ane të Mihaleve që ka nën urdhëra “e rrahu” gjithe ditën Kapitenin dhe ekuipazhin e kësaj anije për ta larguar nga Porti. Duke e kërcenuar me burg dhe plot fjale fyese. Po përse do pyese ndokush? Sepse Zoti Ndreu dhe Ministrja që përfaqeson kanë nxjerrë një urdhër (po atë ditë që erdhi anija) se jahtet duhen të largohen se pengojnë anijet e mallrave. Ndërkohe Porti Detar ju jep leje për të qëndruar, Kapiteneria i përzë nga Porti me një gjuhë rrugacësh dhe arrogancë tipike për vulgun shqiptar.

Fatkeqësisht “Mihalet” nuk e kuptojnë se do të ketë Jetë edhe pas kësaj kohe të mbrapshtë ku përsëri do te kërkojme të na vijne turistë, do të kërkojmë artikuj pozitive në mediat e huaja për mikpritjen dhe traditat shqiptare e brockulla të tilla. Industria e jahteve është maja e turizmit botëror dhe përsëri do të kërkojmë të na vizitojne anije elitare. Për të gjitha këto arsye në kohë të vështira duhet të ndihmojme sa mundemi këtë industri. Nuk duhem të lëmë “Mihalet” të na përfaqësojnë, përndryshe asnje buqetë me Lule e Ministres që kontrollon “Mihalet” nuk do të na bënte derman.

Hajri Lala, i kapitenerisë së portit që nuk lejoi ankorimin e Jahtit:

92159793_2632353177001582_3267920811708645376_n.jpg

Ne video: Debati dhe menyra sesi e perzene jahtin luksoz nga porti i Durresit:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll