Raimond Cimbi, një ndër emrat më të përfolur në kohën kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Ilir Beqaj dhe i kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për koncesionin e laboratorëve mjekësorë, është parë të dalë këtë të hënë nga ambientet e SPAK.
Shërbimi i laboratorëve mjekësorë është një ndër kontratat e partneritetit publik-privat në sektorin e shëndetësisë dhe parashikohet t'u kushtojë taksapaguesve rreth 13 miliardë lekë ose 114 milionë dollarë në 10 vitet e operimit.
Kontrata u fitua nga konsorciumi “Labopharma” me seli në Tiranë, “Exalab” me seli në Francë dhe kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës dhe po zbatohet prej vitit 2020 nga kompania koncesionare “Laboratory Networks”.
[caption id="attachment_764742" align="aligncenter" width="391"] Raimond Cimbi duke dale nga SPAK[/caption]
Procedurat e Ministrisë së Shëndetësisë për dhënien e këtij shërbimi me koncesion janë vënë në pikëpyetje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe po hetohen për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Raimond Cimbi është një ndër personat e kallëzuar nga KLSH, për kohën kur ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk dihet nëse thirrja e tij në SPAK ka lidhje pikërisht me këtë dosje, apo dhe me atë të koncesionit të sterilizimit.
Hetimi i KLSH dhe kallëzimi në SPAK
Procedurat e Ministrisë së Shëndetësisë për dhënien e këtij shërbimi me koncesion janë vënë në pikëpyetje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe po hetohen për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
“Mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është regjistruar procedimi penal nr.18, datë 31.01.2022 për veprat penale shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike,” tha SPAK për Birn një vit më parë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit e përfundoi auditin mbi koncesionin e laboratorëve mjekësorë në tetor të vitit 2021 dhe arriti në përfundimin se Ministria e Shëndetësisë e kishte dhënë atë në kundërshtim me ligjin “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”.
Për këtë procedurë, KLSH paditi në SPAK shtatë anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit si dhe i kërkon gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratës.
[caption id="attachment_764743" align="aligncenter" width="501"] Raimond Cimbi duke dale nga SPAK[/caption]
Auditi i KLSH-së sjell në vëmendje faktin se zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë injoruan shqetësimin e Korporatës Ndërkombëtare të Investimeve, IFC, për integritetin e kompanisë së regjistruar në Holandë, AB Laboratory Solutions.
Sipas dokumenteve të paraqitura nga konsorciumi, kjo kompani zotërohej nga “Pegasus”, një tjetër kompani shqiptare në pronësi të biznesmenit Janis Karathano.