Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës kërkon të lërë qelinë, Jaeld Çela thotë se i kanë kaluar afatet e paraburgimit, dosja pret radhën në Gjykatën e Lartë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, kërkon nga Gjykata e Posaçme që të dalë nga burgu. Në kërkesën që i ka dërguar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ai thotë se afatet e paraburgimit për veprën penale për të cilën ai akuzohet kanë kaluar.

I vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës një vit më parë dhe tashmë në paraburgim, Jaeld Çela kërkon zbutje të masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” që është aktualisht. Dosja në ngarim të tij ndodhet në Gjykatën e Lartë.

Ka qenë fillimisht Gjykata për Krimet e Rënda që e ka dënuar atë me “Arrest në burg” në mungesë, e më pas Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar dhe ka lënë në fuqi këtë vendim të ish-Krimeve të Rënda.

Referuar ligjit, ish-drejtori Çela thotë se ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit që ka dhënë Gjykata e Apeli (19.05.2020) ka kaluar me shumë se një vit, ndaj sipas tij afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.

Përmes avokatit të tij, Jaeld Çela kërkon nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

1- Pranimin e kërkesës duke vendosur sipas objektit të saj.
2- Konstatimin e shuarjes së afateve të paraburgimit.
3- Zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg”, në atë “Arrest në shtëpi”, ose në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.

WhatsApp Image 2021 07 19 at 2.10.03 PM 1

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img