Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Ish-drejtori i Policisë së Berishës pranon për herë të parë: 21 janari? Faji ishte i Gardës së Republikës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pëllumb Nako, një ndër emrat e njohur të Policisë së Shtetit që ka shërbyer në drejtorin e përgjithshëm të Kufirit në kohën që qeveriste Partia Demokratike, është ndër zyrtarët e parë të policisë së asaj kohe që pranon gabimet e Gardës së Republikës në protestën e 21 janarit në Shqipëri, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Në një analizë të botuar në gazetën Panorama, Nako evidenton pas 7 vjetësh gabimet e kryera. “Mungesa e eksperiencës për të menaxhuar panikun do të bënte po ashtu dëme të pallogaritshme. Dhe më shumë vend zuri vreri, vënia ndër këmbë e kundërshtarit, loja me ndjenjat. Frikë ngado. Megjithatë, një pyetje ngelet: Përse u sulmua aq përbindshëm policia? Policia u godit, u provokua që të bënte gabime. Gabimet e saj mund të krijonin kaos. Kaosi ka viktima. Policia nuk bëri shumë gabime. Garda po. Kush fitoi? Viktimat sigurisht që jo. Ajo që nuk duhet të ndodhë dhe nuk ka për të ndodhur në 27 janar” analizon ish drejtori I Policisë së Kufirit.

“E stresuar, e tensionuar, e frikësuar, e gjitha pothuaj në një moshë të re, por e armatosur, e ndodhur papritur nën dhunë, Garda e Republikës nuk ishte aspak e përgatitur të përplasej me turmën. Nuk kishte as formimin e nevojshëm, as mjetet dhe aq më pak eksperiencën e duhur. E gjithë kjo nuk hyn në funksionet e saj. Dhe në situate të tilla të rënda dhune massive, nuk është habi që institucioni të shkërmoqet në grumbull individësh dhe arma, para se të shkrepet në ajër, të qëllojë padashje drejt dhe po ashtu nuk eshtë e pamundur që, edhe ndonjë individ të dalë jashtë kontrollit. Nuk duhet më shumë për një katastrofë” komenton Nako.

Pëllumb Nako, sot shërben në Akademinë e Policisë së shtetit. Komentet e tij u bënë kur vetëm tre ditë më parë, maxhoranca përkujtoi 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të katër protestuesve në protestën e 21 janarit 2011.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img