Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë rekurs në Apelin e Posaçëm, Jaeld Çela kërkon të shpallet i pafajshëm

Shkruar nga Newsbomb
Ish-drejtori i Policisë rekurs në Apelin e Posaçëm, Jaeld

Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës që u shpall fajtor në të njëjtën seancë me ish-ministrin Saimir Tahiri, ka bërë rekurs në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Çela aktualisht ndodhet në liri dhe duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Një muaj më parë togat e zeza pranuan që ai të dilte nga burgu i Fierit dhe të qëndronte në provë. Por sot ai ka bërë rekurs duke kërkuar që të shpallet i pafajshëm dhe të rrëzohet vendimi i datës 4 shkurt 2022, që e deklaroi atë fajtor bashkë me Tahirin.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 21.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 74, datë 21.04.2022, paraqitur nga i pandehuri J.Ç., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Përballja e Jaeld Çelës me drejtësinë

Ndaj ish-drejtorit të Policisë së Vlorës u lëshua urdhër arresti në Nëntor të 2017, por autoritetet nuk bënë të mundur prangosjen e tij, deri sa vendosi të dorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në Maj të 2020, shkruan newsbomb.al.

Jaeld Çela u dënua me vendim të formës së prerë në 4 Shkurt, në të njëjtin proces gjyqësor ku u dënua dhe ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Posaçme vendosi që Çela të dënohej me 40 muaj burg, por prej momentin që u vetëdorëzua ai kishte vuajtur 30 prej tyre.

Ish-kryepolicit të Vlorës i kishin mbetur edhe 10 muaj të tjerë për të qëndruar në izolim, por gjykata vlerësoi që të lirohej dhe të mbante kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të provës. Në ambientet e vuajtjes së dënimit që qëndronte Çela, po vuan dënimin e tij edhe ish-ministri Tahiri, i cili gjithashtu u dënua me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, për shpërdorim detyre.

Kërkesa e mbrojtjes për rekurs

Në rastin e të pandehurit Jaeld Çela, në dosjet gjyqësore të paktën 4 fashikuj janë të plotësuar me burokraci nga DVP Vlorë, me veprime konkrete, me plane masash kundër kultivimit të lëndëve narkotike, me denoncime me emra konkret, edhe për të pandehurit në një procedim të lidhur. Kjo burokraci nuk mund të jetë e padukshme për Gjykatën sa të përshkruaj se i pandehuri nuk ka marrë masa për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale.

Në shkresën përcjellëse Kthim Përgjigje, nr. 372 port dt.09.03.2017 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, theksohet se nga DVP Vlorë dhe konkretisht nga stacioni i Policisë Sëlënicë, ka patur gjithsej 225 informacione, 95 raste për kultivim të lëndëve narkotike në mbështetje edhe të 32 rasteve të paraqitura nga strukturat operacionale nga DPPSH dhe SHISH dhe asgjësimin gjithsej të 220.732 bimëve narkotike në 794 parcela.

Ky tregues është mjaft i qartë që jo vetëm kjo strukturë ka funksionuar në luftën kundër kultivimit, por në asgjësimin e plotë në bashkëveprim edhe me operacionin ajror të monitoruar edhe nga helikopterët e Guardia di Financa, të sugjeruara për monitorim nga strukturat drejtuese të DVP Vlorë, vet rekursuesi Jaeld Çela.

Përsa më sipër bazuar në nenin 432/a. 441/dh të Kodit të Procedurës Penale nga Gjykata kërkojmë: Pranim të Rekursit.

Ndryshimin e vendimit nr 3. dt. 26.06.2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr 60 dt. 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes pasi zbatimi i ligjit material nuk diktohet nga nevoja për rivlerësimin e fakteve apo të provave të çështjes, me pasojë deklarimi të pafajësisë për rekursuesin Jaeld Çela.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.