Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-drejtori i IKMT që e arrestoi SPAK, fiton milionat me tender në Bashkinë Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

50 milionë lekë do të marrë kompania “LURIMI” shpk nga Bashkia e Tiranës, për të hartuar një plan për mbarështimin e ekonomisë pyjore në zonën Zallher-Priskë. Kompania në fjalë është në pronësi të shtetases Grisilda Miftari, por që është themeluar dhe drejtuar nga babai i saj, deri gati tre vite më parë.

Lutfi Miftari ia ka dhuruar kompaninë “LURIMI” shpk së bijës kur mori detyrën si drejtor i IKMT për Qarkun e Dibrës. Pas disa muajsh në detyrë, ai u arrestuar nga Prokuroria e Posaçme nën akuzat e korrupsionit dhe de juro kompaninë e drejton e bija.

Në cilësinë e Drejtorit të IKMT, ai u arrestua se kishte abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi Elio Elezi, adminstratori i kompanisë H4 CHROME në Dibër, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit.

Njoftimi i kompanise fituese te tenderit nga Bashkia e Tiranes Njoftimi i kompanise fituese te tenderit nga Bashkia e Tiranes

Në cilësinë e provës materiale shtetasit Lutfi Miftari, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi Elio Elezi, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1.300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Tenderi në Bashkinë e Tiranës

Një vit pas shpalljes së tenderit, “LURIMI” shpk është shpallur fituese mes pesë kompanive që kanë marrë pjesë në garë. Objekti i tenderit është "Hartimi i planit të Mbarështimit të ekonomisë pyjore ZallHerr-Priskë” në pronësi të Bashkisë Tiranë" dhe vlera fituese është 45 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Në Dokumentet Standarde të Tenderit të Bashkisë së Tiranës thuhet se Hartimi i Planit të Mbarështimit është një mjet për të njohur gjendjen aktuale të territorit, siguron një ndërveprim me aktorët dhe Bashkinë si dhe koordinim me institucionet qendrore nëpërmjet përdorimit të Sistemit të Informacionit Shqiptar në Pyje (SISP).

Për dymbëdhjetë muaj nga data e lidhjes së kontratës, “LURIMI” shpk duhet të hartojë dhe të vërë në dispozicion të institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj planin e mbarështimit të ekonomisë pyjore ZallHerr-Priskë.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë tender, përveç vlerës dhe pronësisë, qëndron në faktin se kompania fituese ka fituar dhjetëra tendera të tjerë në bashki dhe institucione publike, për prerje, furnizim dhe transport materiali dursor. Pra, e njëjta kompani fiton tender për të hartuar plan për shtimin e sipërfaqeve pyjore dhe po e njëjta, fiton tendera për prerjen e tyre dhe furnizimin e institucioneve me dru.

Tenderat e fituar nga kompania “LURIMI” shpk, ne disa bashki te Shqiperise Tenderat e fituar nga kompania “LURIMI” shpk, ne disa bashki te Shqiperise/ © Open Data Albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese