Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-drejtor i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi merr postin e rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb
Ish-drejtor i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi merr postin e

Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtues në disa nivele më të ulëta ka marrë një post të ri. Ai është zgjedhur si Komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit.

"Prej 14 prillit, Olta Aliaj është Komisionere e Seksionit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, ndërsa Ahmet Prençi është Komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues", njofton institucioni.

Të dy Komisionerët e rinj u zgjodhën nga Kuvendi i Shqipërisë pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave të paraqitura për këto dy pozicione në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Aliaj dhe Prençi vijnë nga karriera të spikatura në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe institucioneve shqiptare. Në prezantimin e tyre në Institucion, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Bushka dhe Klevis Xhoxhi.

NJOFTIM: MARRIN DETYRËN DY KOMISIONERËT E RINJ TË AVOKATIT TË POPULLIT

Dy Komisionerët e rinj të Avokatit të Popullit kanë marrë tashmë emërimin dhe kanë nisur detyrën pranë institucionit më të madh të të Drejtave të Njeriut në vendin tonë.

Prej 14 prillit, Olta Aliaj është Komisionere e Seksionit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, ndërsa Ahmet Prençi është Komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues.

Të dy Komisionerët e rinj u zgjodhën nga Kuvendi i Shqipërisë pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave të paraqitura për këto dy pozicione në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Aliaj dhe Prençi vijnë nga karriera të spikatura në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe institucioneve shqiptare. Në prezantimin e tyre në Institucion, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Klotilda Bushka dhe Klevis Xhoxhi.

Olta Aliaj është diplomuar për drejtësi dhe është edukuar në Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fusha e saj e ekspertizës janë të drejtat e njeriut, e drejta kushtetuese, etj. Ajo ka punuar fillimisht si asistente ligjore në SHBA, e më pas ka ndjekur një fellowship në projektin e përpilimit të kapitullit të të drejtave të njeriut në Kushtetutën e Kosovës, si dhe u emërua eksperte ligjore e Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Përpara zgjedhjes si Komisionere e Avokatit të Popullit ajo ka shërbyer si këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese.

Ahmet Prençi vjen në detyrën e tij si Komisioner pas një formimi shkencor në disa universitete dhe një karriere të gjatë e të suksesshme në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Ai është diplomuar për ekonomi e drejtësi, si dhe ka kryer studime të avancuara në drejtësinë penale dhe menaxhimin e lartë të Policisë. Karriera e tij është zhvilluar prej detyrave të hetimit të krimit në Prokuroritë vendore e më pas në disa nivele drejtuese në Policinë e Shtetit deri në atë të Drejtorit të Përgjithshëm. Përpara marrjes së detyrës si Komisioner i Avokatit të Popullit, zoti Prençi është angazhuar si këshilltar në Ministrinë e Brendshme, Drejtor i Hetimit Tatimor në ILDKP, pedagog dhe ekspert i shoqërisë civile.

Ekipi i Avokatit të Popullit u uron punë të mbarë dhe suksese dy komisionerëve të rinj!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.