Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-deputetja i përgjigjet Nikollës: As vajza ime nuk e ka marrë dëftesën

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike ka akuzuar sot Ministrinë e Arsimit për dështim në pajisjen e nxënësve me dëftesa shkollore për shkak të prishjes së pazareve për tenderin përkatës.

Ministrja e Arsimit i ka mohuar këto akuza duke u shprehur se nuk ka dëftesa me gabime dhe as vonesa.

Por denoncimit i është bashkuar edhe ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda, e cila thotë se as vajza e saj nuk është pajisur ende me diplomë.

“Pergjigje Lindita Nikolles...meqenese ketu jetojme ne vendin e çudirave.

Ime bije, nxenese ne shkollen Edith Durham nuk e ka marre deftesen. Me gjasa, nxenesit e 9-vjeçares do e marrin deftesen ne shtator,sepse vetem kete informacion kemi ne si prinder. Po si ka mundesi qe jeni arrogante edhe perballe skandaleve te tilla?

As ne 91’, as ne 97’kur kishte lufte, femijet nuk kane mbetur pa deftesa. Turp per ju, e turp per ata qe ende kane shprese tek ju...”, shkruan Doda në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese