Hapësire reklamuese

Politikë

Ish deputetja e PS-së akuzon fort Bashën: Procesi absurd i çadrës i dha Ramës 74 mandate

Shkruar nga Newsbomb

Mimoza Hafizi ka hedhur akuza të forta kundrejt Partisë Demokratike duke thënë se 74 mandatet e Edi Ramës u morën si pasojë një procesit absurd të çadrës që Basha ngriti për 3 muaj.

Gjatë emisionit “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, Hafizi tha se Basha po merr kostot ne kësa, humbje, por ajo hodhi dyshimet nëse do ti marrë apo jo deri në fund këto kosto.

Hafizi: Unë shoh që Basha po merr kostot e atij procesi absurd që ndodhi me opzitën e cadrës, proces i cili turbulloi procesin zgjedhor në Shqipëri dhe që mund të jetë një nga shkaktarët kryesore të rezultatit në të cilin mazhoranca, PS mori 74 vota. Por është edhe  kostot e një opozite klienteliste që ndodhi poër 4 vite në parlamentin shqiptar një opozite që nuk arriti të shkëputej nga e kaluara e PD dhe të gjitha këto prodhuan këtë rezultat dramatik të zgjedhjeve për të cilat Basha ka fillur të marrë kostot, nuk e di sa do ti marrë kostot, mbase do të ndodhe sic ka ndodhur me PS në 2009, por që kryetarët autoritatiste i marrin kostot për gjysëm dhe arrijnë ti shpëtojnë atij gjykimit, trupit pa kokë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll