Ish- deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku e ka quajtur një lajm shumë të keq rrëzimin e qeverisë në Kosovë, ndërsa ka bërë edhe krahasimin e Parlamentit të Kosovës me Parlamentin e Shqipërisë.
Shamku në postimin e saj thotë se rrëzimi i Albin Kurtit si kryeministër tregon se sa ogurzezë janë kulisat e brenda-jashtëm të Kosovës.
Ndërsa bën edhe krahasimin e fjalimeve të Kurtit dhe Vjosa Osmanit me ato të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, Shamku thotë se Shqipëria dikur shndërroi Parlamentin në teatër kukullash, ndërsa sot ka Teatrin e Kukullave brenda Parlamentit.
Postimi i Ledi Shamkut:
DY TRISHTIME NË NJË DITË
1. Rrëzimi i Albin Kurtit Kryeministër
Është lajm shumë i keq, që tregon sa e fortë është errësira e sa ogurzeza janë kulisat e brenda-jashtme për Kosovën.
2. Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë
Dëgjova sot fjalimet e Albinit, Vjosës etj etj. Brendinë e drejtpërdrejtë të kumteve dhe peshën e njimendtë të fjalës. Dhe m’u kujtuan vetiu muhabetet me ëhisky, kaçurrela, superatllantik dhe këpërata në foltoren e tonit. Nga ky krahasim më vjen në mend veç kaq: Nëse dikur Shqipëria shndërroi ligësisht Parlamentin në teatër kukullash, sot ka Teatrin e Kukullave në Parlament.
Natën, shqipo!
Kosovë, tkam zemër!