Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-deputetja e Dibrës merr postin e rëndësishëm, Rama e emëron si zv.ministre të Mjedisit dhe Turizmit

Shkruar nga Newsbomb
Ish-deputetja e Dibrës merr postin e rëndësishëm, Rama e

Ish-deputetja nga Dibra Almira Xhembulla është emëruar zv.ministre e Mjedisit dhe Turizmit. Emërimi i saj në këtë post vjen pak ditë pas emërimit si zv.ministre, e Vilma Bellos në këtë ministri.  

Xhembulla ka qenë deputete e Partisë Socialiste në legjislacionin e kaluar në Kuvendin e Shqipërisë.

Kush është Almira Xhembulla?

Almira Xhembulla është lindur në Dibër, më 6 shkurt 1979. Ka përfunduar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në vitin 2001 dhe në 2013 ka kryer sudimet Master pranë Universitetit Europian të Tiranës, dega Marrëdhënie Publike/Politikë-Institucionale.

Almira ka punuar në sektorin e shoqërisë civile që nga viti 2002. Fillimisht ka punuar si oficere projekti për rininë pranë Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit në Peshkopi, projekt danez.

Më vonë, në 2004 si Këshilltare për Avokatësinë dhe Lobimin pranë SNV Ballkan (Organizatë Hollandeze për Zhvillim). Që nga 2012 e deri më sot ka punuar si këshilltare për Avokatësinë dhe Çështjet Gjinore pranë Fondacionit Ndërkombëtar CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese