Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-deputeti thirrje qeverisë: Vaksina t’u bëhet qytetarëve falas! E ke për DETYRË t’u mbulosh shpenzimet

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Ish-deputeti i  LSI-së, Vangjel Tavo, i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë falas vaksinën për Covid-19 te qytetarët.

Në një reagim në rrejte sociale ai shkruan se është detyrë e qeverisë që shpenzimet të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

“Vaksina kundër koronavirusit, falas në Maqedoninë e Veriut. Ja një qeveri e përgjegjshme dhe transparente. Mori masat e duhura për shtetasit e saj.

Çfarë po bën qeveria jonë për vaksinat e gripit dhe Covid? Apo ka ndërmen t’ua shesi shqiptarëve siç po bën me testin? 120 euro për tampon. Duke i zhvatur shqiptarët edhe në ditët më të vështira.

Testimet duhet të jenë falas. Vaksinat duhet të jenë falas. Është DETYRË e qeverisë. Të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Papërgjegjshmëria që shoqëroi qeverinë në përballimin e pandemisë, të mos vazhdojë dhe të mos rrezikojë më jetë njerëzish!”- shkruan Tavo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed