Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-deputeti: Rama është dorëzuar, Fredi Beleri betohet të mërkurën si kryebashkiak i Himarës

Shkruar nga Newsbomb
Ish-deputeti: Rama është dorëzuar, Fredi Beleri betohet të

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi thotë se Fredi Beleri do të betohet të mërkurën si kryebashkiak i Himarës. Ai e ka fituar mandatin në zgjedhjet e 14 Majit, edhe pse në qeli, por deri tani nuk ka mundur të betohet sepse është arrestuar për blerje votash.

Nuk dihet se nga e ka marrë Gjuzi këtë informacion, por ishte deputeti thotë se Rama është dorëzuar.

"Fredi's Bej Leris ÇAMI betohet si kryetar i Bashkise Himare te MERKUREN 20 Shtator 2023. Dorzohet Kryeministri. Sulltan Edvin Ramadani dorezohet perballe Ferit Bej Ler Çamit nga Progonati", shkruan Kujtim Gjuzi.

Megjithatë, dosja në ngarkim të Fredi Belerit ka kaluar për gjykim dhe javën e kaluar është mbajtur seanca e parë. Ai nuk e ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe ka kërkuar të paktën 60 dëshmitarë në sallën e gjyqit, edhe personat që janë paguar për vota.

Qeveria greke ka bërë presion të fortë për lirimin e minoritarit nga burgu, por kryeministri Edi Rama është shprehur i qartë dhe i prerë se rasti i Fredi Belerit i takon drejtësisë dhe do të jetë ajo që do të flasë, raporton newsbomb.al.

Ai ka theksuar se drejtësia është e njëjtë për shqiptarët dhe grekët, duke marrë shembull dhe kryebashkiakët e vetë që i shkarkoi nga detyra menjëherë sapo ata u arrestuan nga Prokuroria e Posaçme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese