Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish deputeti përkujton Fatos Baxhakun: Iku i miri, bohemi i fundit i gazetarisë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_267577" align="alignnone" width=""]Gazetari Fatos Baxhaku[/caption]

Ish deputeti i PD, Dashamir Shehi, ka përkujtuar me fjalë të ndjera gazetarin Fatos Baxhaku i cili ndërroi jetë dje në moshën 55 vjeçare.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Shehi shkruan se iku nga kjo botë gazetari modest, i thjeshtë dhe i vërtetë. Ish deputeti e quajti Baxhakun si bohemin e fundit të gazetarisë.

Në shkrim ish deputeti Shehi i kërkon falje mikut të tij, pasi nuk mundi që ta përcillte për në banesën e fundit.

Postimi i plotë:

Në kujtim të një miku të mirë.

Më fal Fatos, nuk munda të vij.

Jam pak larg. Por po të nis disa fjalë.

Iku Baxhaku. Iku i miri. Nuk ishte më i "zoti", nuk ishte më i "shkathti", nuk "ngjitej", nuk "shkëlqente", ishte thjesht i Miri. Ishte i sinqertë, ishte i ndjeshëm, ishte i vërtetë. Ishte thjesht Baxhaku. Ishte bohemi i fundit i gazetarisë. Të tjerët u bënë të famshëm, të pasur, të pushtetshëm. Të tjerët u bënë me studio, u bënë me redaksira televizionesh, u bënë me shoferë, me sekretarë, u bënë me vila dhe hotele. Baxhaku iku me duar në xhepa. Iku sic ikin të Mirët.

La pas një mal me punë dhe pasion. Bëri vepra që nuk i bëjnë dot të tjerët, sepse ishte më i vërteti, më i sinqerti. La në mes punë (sic është "Historia e Shqipërise në ekran") të cilat, miqtë dhe kolegët, studiot dhe sponsoret, e kanë për detyrë t'i përfundojnë për të respektuar kujtimin e një njeriu, që e desh profesionin e tij më shumë se veten e tij.

Ne të tjerëve do na mungojë. Do na mungojë tek "Books friends" me diskutimet e gjata për letërsinë dhe kulturën (se Baxhaku ishte i kulturuar: si Elbasanas dhe i biri i Profesorit). Do na mungojë me shakatë dhe historitë e qytetit tek "Kafe Viena" se Baxhaku kishte humor. Do na mungojë në Pogradec buzë liqenit, ku organizonte cdo vit një festival simpatik të filmit. Do na mungojë të gjithëve ky njeri i Mirë, që iku në qetesi, pa bërë zhurmë, pa bujë, pa shqetsuar njeri. Sic ikin të Mirët.

U prefsh në paqe, Miku im!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu