
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një foto të ish-ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca teksa gatuan në restorantin "GZONA" në kryeqytet. Restoranti, sipas hetimeve të SPAK është në pronësi të Ilir Beqaj.
"Ja dhe “ guzhinjer” Soreca ne lokalin GZONA, ku gezoheshin Yri dhe Ambasadori Anglez", shkruan Murrizi, pasi një ditë më parë publikoi edhe fotografitë e ambasadorëve Kim e King Smith në të njëjtin restorant.
Lexo edhe: “Luga e Artë” dhe “ME-NAM” i Ermal Mamaqit pastruan para për Ilir Beqajn, thotë SPAK
"I gezuar deri ne delir ,qe po gatuan nje pjate nga gjella e qenve qe gatoi gjate gjithe prezences se Tij si Ambasador i BE ne Shqiperi ,duke heshtur per çdo korrupsion te Qeveris dhe duke duartrokitur çdo pazar te qelbur mes Rames dhe Bashes siç ishte ajo e 5 qershorit 2020
Çfare “ koiçidence” qe te gjithe Ambasadoret gezoheshin pa mase kur drekonin apo “ gatuanin” ne lokalin GZONA, nje lokal i sterilizuar, me check up, dhe laboratore analizash njelloj si ato te spitaleve", vijon politikani demokrat.
Lexo edhe: Diplomatët te restoranti i Beqajt, Murrizi: Po luftonin peshqit, e hanin te peshkaqeni
Prokuroria e Posaçme, njohur si SPAK, ka marrë të pandehur ish-ministrin Ilir Beqaj dhe e akuzon atë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, se kanë shpërdoruar detyrën duke pastruar paratë e fondeve evropiane në një rrjet biznesesh në Shqipëri.
Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, restoranti “Gzona” i cili është i pozicionuar mu në zemër të kryeqytetit, brenda në Kalanë e Tiranës, ndonëse ka për administrator një emër tjetër, është pronë e fshehur e Ilir Beqaj.
Lexo edhe: Ilir Beqaj nën hetim, ish drejtori i Partizanit i preu faturën me vlerë 35.200 euro
Lexo edhe: Dosja e SPAK: Ortaku i Beqaj priste fatura me paratë e BE, i merrte mbrapsht cash
Lexo edhe: “Ç’është ky mor burrë”, zbardhen përgjimet e SPAK, Beqaj fliste nga celulari shoferit