Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-deputeti ngre pyetjen: Adriana Kalaja anëtare e Këshillit të PD? Nisi peticionin kundër Yuri Kim

Shkruar nga Newsbomb

Emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së kanë ngjallur debate, ndërsa shumë personalitete të rëndësishme kanë mbetur jashtë liste, për t’u zëvendësuar me njerëz të afërt të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Avokatja Adriana Kalaja është një nga emrat surprizë që mesa duket është “shpërblyer” duke u zgjedhur anëtare e Këshillti Kombëtar të PD-së, për qëndrimet e saj krah Berishës dhe si një kritike e ashpër e ambasadores amerikane në Tiranë.

Por ish-deputeti Kujtim Gjuzi ngre pyetjen, pse është zgjedhur pikërisht Kalaja, e cila sipas tij është iniciatorja e peticionit kundër Yuri Kim.

“Av. Adriana Kalaja anëtare e Këshillit Kombëtar të Grupit Rithemelimit i PD. Zonja është organizatore e Peticionit Anti Ambasadore Shkelqesia e saj Juri Kim! Ky rast duhet trajtu si?!”, shkruan Gjuzi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll