Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Ish-deputeti-Lleshajt: Krimi të ‘përshëndet’ nga Fieri me breshëri kallashnikovi

spot_img

Lajme të ngjashëm

137f4c2b823e8bcf5a1552d662f9c384

Pas vizitës së djeshme të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj në Shkodër, e dyta në pak ditë, ka reaguar edhe e ish deputetit i PD-së, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia e quan Lleshajn një ministër në ajër, duke shtuar se, krimi i lexon qartë prioritetet e tij.

Spahia ka përmenduar edhe ngjarjen e mbrëmshme në Fier.

Mesazhi i ish-deputetit:

NJE MINISTER NE AJER

Sander Lleshaj ishte sot ne Shkoder per te “treguar” vemendje per qytetin e tronditur nga krimi, por disa ore me vone krimi e “pershendet” nga Fieri me bresheri kallashnikovi drejt nje biznesi e duke lene pas nje makine te djegur. Jane lajme shqetesuese qe tregojne se sa “ne ajer” eshte ministri i brendshem. I njejti minister qe paradite ne kuvend me ze e figure tregoi se ka prioritet mbrojtjen nga qytetaret qe protestojne ndaj shefit te tij, duke i quajtur madje “grupim parapolitik”! Edhe krimi i lexon qarte prioritetet e Sander Lleshajt e prandaj livadhis e sfidon shtetin. Sa kohe nuk merret me qeverine, as Sander Lleshaj nuk merret me te! #Turp#Paaftesi#MilitantizemIVerber

Më shumë

spot_img