Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Ish-deputeti i PD-së kërkon SHKARKIMIN e Mira Rakacollit, i publikon FOTON në mbledhjen e PS-së: Ka thyer rregullat anti-Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9c338e5fc7612837f5cabb7c195c9a38

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku duket kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli në një mbledhje të Partisë Socialiste.

Ai shkruan se foton e ka publikuar Elona Gjerbrea dhe pasi e ka kuptuar gabimin, e ka fshirë sërish.

Sipas Spahias është e turpshme se si qytetarët i mbysin në gjoba, ndërsa vetë injorojnë ligjin.

Ai shkruan më tej, se minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra.

Postimi i plotë:

PARA PARTISË NUK VENË ASGJË!

Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD

rakacolli.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img