Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Ish-deputeti i PD publikon MESAZHIN: Mësuesit e maturës po kërcënohen me pezullim nga puna (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

05aff4f4a859edef6acbe373026c6f3b

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar mbrëmjen e sotme se një mesazh nga What’s App, ku mësuesit e maturës sipas tij kërcënohen me pezullim nga puna.

Në mesazhin e publikuar nga Boçi, thuhet se mësuesit që janë caktuar për të administruar provimet e maturës dhe nuk janë paraqitur në punë do të pezullohen nga puna. Kjo thotë ish-deputeti i PD është dhunë e pakufi dhe sistematike ndaj mësuesve.

“Pika e degradimit të maturës. Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit. Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit. E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna.

Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve. Më turp e zi s’ka ku të shkojë. Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë. Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë”, shkruan ish-deputeti Boçi dhe publikon foton e mëposhtme.

104428924_2635913046652532_8003501072740741048_n.jpg

Më shumë

spot_img