Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-deputeti i PD humb nënën, publikon mesazhin prekës: Do na mungojë prindi i sakrificave që la vetëm mirësi kudo (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Nena e Xhemal Gjunkshit

Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka humbur një njeri të dashur, nënën e tij.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Gjunkshi përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan se nëna e tij është ndarë nga jeta ditën e sotme.

"Krejt papritur u nda sot nga jeta nëna jonë e dashur Shpresa. Do na mungojë nëna jonë e shtrenjtë, prindi shembullor, e sakrificave, e përkushtimit, fjalëpakë e punë shumë”, shkruan ish-deputeti në postimin e tij.

Ndërkaq ai lajmëron se përcjellja e saj për në banesën e fundit do të bëhet nesër, ku bën thirrje që për shkak të pandemisë të mos marrin pjesë fizikisht.

Shkruan Xhemal Gjunkshi: Te dashur miq, te aferm, shoke, kolege!

Krejt papritur u nda sot nga jeta nena jone e dashur Shpresa! Nga sot do te na mungoje nena jone e shtrenjte, prindi shembullor, e sakrificave, e perkushtimit, fjalepake e pune shume. Do te na mungoje nena qe diti te ece me guxim ne rrugen e veshtire te jetes dhe la vetem miresi kudo ku i shkeli kemba.

Me trishtim dhe dhimbje te thelle ne shpirt e percjellim ne banesen e fundit ne oren 11.00 Date 08 Korrik 2020 ne Tufine.
Per kushtet ku jemi te gjithe jeni te mirekuptuar qe te respektohet me pranine tuaj shpirterore.

Zoti e bekofte dhe e pranofte ne Parajse!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll