Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-deputeti AKUZA të rënda: Gazetarë mos i besoni, KZAZ-të po manipulojnë shifrat e pesëmarrjes

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka ngritur akuza të rënda ndaj Komisioneve Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve.

Ish-deputeti i Gjirokastrës pretendon se KZAZ-të po manipulojnë shifrat e pjesëmarrjes në votimet e sotme.

Në një postim në Facebook, Shehu i kërkon mediave të mos bien pre zgjedhjeve të cilat e quan farsë kriminale, pasi sipas tij të gjitha bashkitë e qarkut Gjirokastër po bojkotojnë me përbuzje.

'Te nderuar gazetare, mos u besoni te dhenave qe ju japin KZAZ.
Jane krejt te fallcifikuara, pra mos i tranzmetoni ato.

Ne rast te kundert pa dashje beni lojen e atyre qe po organizojne kete farse kriminale.
Te dhanat qe u dhane pak me pare per Qarkun e Gjirokastres jane krejt te pa verteta e shume larg realitetit.
Jane nje fabrikim i pa vlere i makinës propagandestike «gebelsiane » te ngritur pikerisht per te goditur demokracine e instaluar despotizmin.
Ne fakt Qarku i Gjirokastrës, te gjitha bashkite e tij vecse po bojkotojne me perbuzje.
Detyra juaj eshte te pasqyroni te verteten e jo mashtrimet qe ju serviren', thuhet në reagimin e Shehut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese