Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ish-Ambasadori tregon historinë: Kryeministri më thirri në zyrë, një zyrtar i lartë ishte shpallur “non grata”. Më tha “O shkatërrohet PS-ja o …”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ambasadori Agim Nesho ka treguar mbrëmjen e sotme historinë e një zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare, në kohën e Fatos Nanos, që ishte shpallur “non grata” në SHBA, dhe për të cilin ish-kryeministri i ka kërkuar ndihmë.

“Para disa kohësh, një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar nuk i jepej viza për të shkuar në SHBA. Më thirri Nano dhe më tha o shkatërrohet PS që ky nuk vete se i kanë prerë vizën, ose ti do na e zgjidhësh”, tha Nesho në “Opinion”, ndërsa tregoi se në fund pas disa “ndërhyrjeve” ky zyrtar i lartë është ulur në krah të motrës së George W. Bush, në një kongres.

Nesho: Para disa kohësh, një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar nuk i jepej viza për të shkuar në SHBA. Më thirri Nano dhe më tha o shkatërrohet PS që ky nuk vete se i kanë prerë vizën, ose ti do na e zgjidhësh.

Fevziu: Kush ishte Nesho

Nesho: Nuk ka rëndësi emri, unë dua ta them si rast

Fevziu: Në çfarë niveli, si rang

Nesho: Në nivel shumë të lartë. Vajti ambasadorja duke i thënë kryeministrit Nano dhe i ka thënë nuk ja jap vizën këtij njeriu. Kam takuar zotin Bob Dole. Zonja Raise ishte drejtoresha e kabinetit të Dole, i çoi një ftesë peronale.

Ky personi non grata u ul në karrigen e parë, në rrjeshtin e parë, karrigen tre. Ngjitur me motrën e George W. Bush. Tani ky person është në pozicione të larta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img