Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ish-ambasadori shqiptar në mbështetje të Putinit: Publikon videon PRO rusëve

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula, ka dalë në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-ambasadori është shprehur hapur “pro”, Putinit dhe kundër Perëndimit, të cilët sipas tij e futën Ukrainën në luftë.

I kontaktuar nga mediat vendase, Pula ka pohuar se ky postim është bërë nga vetë ai, mirëpo është interpretuar keq nga mediat.

 “Profili im është profili im, por mbështetja është interpretimi juaj”, ka thënë Pula.

Pula kishte postuar një video ku shiheshin trupat ruse të udhëhequra nga kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, duke iu gëzuar pushtimit të Mariupolit, qytetin shumë të rëndësishëm strategjikisht për Ukrainën.

“Trupat çeçene të Ramazan Kadyrov festojnë çlirimin e Mariupolit”, shkruan ai krah videos.

Në disa postime të tjera ish-ambasadori e cilëson Ukrainën si një vend të shkretë e të cilin e futën në luftë amerikanët.  Fajtor e bën edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, po njësoj siç flet presidenti rus, Vladimir Putin për shefin e shtetit ukrainas.

Gazmend Pula ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Shqipëri në vitet 2009-2010, i cili u dorëhoq nga posti për shkaqe shëndetësore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll